Çaste poetike me poetin ;-Nexhbedin BASHA

DHIMBJA LAKURIQ…
—————————–
Dhimbja lakuriq në mes të stuhisë,
varfëria e vulosur, ulur në prag,
me sytë e lodhur që s’kanë më dritë,
dhe heshtjen që peshon si gur mbi
plagë.
Uria të bën aktor skene,
me luajt teatër si Romeo e Zhuljeta,
veshur me lakuriqësinë e një bote që
çirret,
ku fjala bëhet vrimë në këmishën e
vjetër.
Lot e plagë në ballin e natës,
ku shpresa dridhet si qiri në erë,
dhe jeta ecën zbathur mbi plagë,
pa ditur nëse nesër do lulëzojë
pranverë.
Shqipëria nuk është fermë kulti,
as tendë partish,
as trashëgimi zyrtarësh me kravata.
Është rrënja e një kombi që lëngon
përditë,
ku fjala e lirë s’mundet me u lidhë…
se shpërthen si shtrëngata.
E kjo tokë, nën pelenën e diellit,
s’mundet me u vjedh prej kollareve përqeshëse,
se pena rrëmon nën pllakën e
pushtetit,
Eh, fjala e lirë me fuqinë e saj vë në lëvizje trenat.
Një zgjim po vjen, fllad bjeshke,
ku fjala ka me kumbue e pena s’ka
me heshtë,
se mbretër, sulltanë e sorollopë
s’i trembin njëqind mijë ushtarë,
por pena e mprehtë i ban me u dridh
si purteka në erë.
/QendraPress/