BIK njofton: Namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën në orën 05:40.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar besimtarët myslimanë dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit do të shënohet të mërkurën, më 27 maj 2026.

Sipas njoftimit të BIK-ut, manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në Xhamia e Madhe, ku programi festiv do të nisë në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut.

Pas namazit të sabahut do të mbahet një ligjëratë tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit, të cilën do ta mbajë Arbnor ef. Sinani, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj.

Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40 dhe do t’i prijë Mustafë ef. Dallku, ndërsa hytben dhe mesazhin qendror të festës do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

BIK gjithashtu ka bërë të ditur se, me rastin e festës së Kurban Bajramit, më 27 maj 2026 do të organizohet pritja tradicionale e urimeve në selinë e Kryesisë së BIK-ut nga ora 09:00 deri në 12:00.