Kryetari Totaj, priti ish-Kongresmenin amerikan, Robert D. “Bob” McEwen, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Politika Kombëtare.

Mirëprita në një takim miqësor në Prizren ish-Kongresmenin amerikan, që ka shërbyer për gjashtë mandate në Kongres, Robert D. “Bob” McEwen, aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Këshillit për Politika Kombëtare (CNP), së bashku me bashkëshorten e tij Liz, ish-deputetin gjerman të CDU-së, që ka shërbyer në Bundestag (2009-2025), Volkmar Klein, si dhe mikun tim, ish-Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Ahmet Shala. Gjatë takimit biseduam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për tema me interes të përbashkët, ndërsa më pas zhvilluam edhe një vizitë në pjesën historike të Prizrenit, për t’i njohur nga afër me trashëgiminë kulturore, historinë dhe bukuritë e qytetit tone shkruan kryetari Shaqir Totaj.