Ish komandant Rexhep Krasniqi nderohet me ‘’Medaljen e Lirisë’ me rastin e Ditës së Çlirimit të Rahovecit.

Ish Komandant i UÇK-së, dhe njëri nga strategët për marrjn e Spitalit të Prizrenit në flakët e luftës në vitin 1999, Rexhep Krasniqi , me rastin e 27 Vjetorin e çlirimit të Rahoveckit është nderuar me “Medaljen e Lirisë” .
Më 16 qershor, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e Shoqatës së Kategorive të Dala nga Lufta, Qemajl Krasniqi, kanë nderuar invalidin e luftës së UÇK-së, zv.komandantin e Brigadës 124 “Gani Paqarizi”, Rexhep Krasniqi, me dekoratën “Medalja e Lirisë” Rexhep Krasniqi njihet edhe një nga strtegët për marrien e spitalit Rajonal të Prizrenit, Që për këtë kohë , pra ne vitin 1999 kishte një rëndësi primare, për shërmin e luftëtarëve të lirisë, puna dhe trimëria e Rexhep Krasniqit ishte e njohur gjatë luftës në Kosovë.Andaj kjo medalje është një pjesë e asaj kohë të lavdishme për lirinë që sot po e gëzojmë ne./QendraPress/