Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi.

Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët.
Me këtë rast, Kryetari Totaj shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në funksion të realizimit të projekteve dhe përmbushjes së nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit