Çaste poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASANIQI

SI FANAR
———————–
Llampa e vjetër
Pa vajgur kishte mbetur,
Ndryshku e kishte mbuluar
S’pranonte fanar tjetër!
Me duar të dridhura
Ngrita fitilin përpjetë;
Ishte shuar me vitë,
S’jepte më jetë!
Brita me të madhe;
“Ndizu he ,të marrtë djalli”
E dhomën time
E bëri dritë – i ri fanari!
/QendraPress/