Çaste poetike me poeten;-.Greta KADARE

PENDUAR MOS QOFSHA
————————————-
Penduar mos qofsha që të desha!
Ëndrrave të putha me zjarr,
u tretsha e dhimbshurisht të gjetsha
mes ofshit që s’të kam.
Penduar mos qofsha që të desha!
Për sytë e tu ëndrrave bëj be,
të mbaj fshehur në gërma, në fjalë e rreshta,
si gjërat e shenjta që mbahen në frymë
e bota s’i sheh.
/QendraPress/