Çaste poetike me poeten;-Mirvete Kabashi LEKU

ZËRI I PAPËRULUR
————————
Lindi në majin e shpresës
Në fletë u shkrua ’36
Një jetë në udhën e kthesës
Që dhunës i thoshte: S’ka!
Kundër shpërnguljes në eversion
Kundër prangave në dimër të egër
Dënoi çdo mbledhje armësh e aksion
Që popullit i vilte mjerim e ethe.
Me “Gjarpinjtë e Gjakut” në “Jeta e Re”
Guximi fjalës i dha fletë
Esad Mekuli i hapi një shteg
Që e vërteta të jetojë e qetë.
Tri herë u burgos, tri herë në pranga
UDB-ja mendjen s’ia burgosi dot
Njëzet e tetë vite nëpër qeli të gjata
Që Kosovës t’i hiqte çdo lot.
Kryetar i Lirive, zëri i UÇK-së
Me Çmimin Saharov e titullin Hero
Mbeti simboli i patundur i besës
Që historia përjetë të kujton
Bacë i Madh i Kosovës.
/QendraPress/