Çaste poetike me poetin:- Qazim THAÇI

Vendlindja amanet i çlirimtarit

—————————————-

Nuk është  vetëm malli për atdhe, si e vetmja dëshmi.

As dashuria si besë e dhënë, bashkë me  besëfjalën.

As përbetimi për Pashtrik, e për Bregdrini me dritë hëne.

As kujtesa Hamalleve, si loja e fëmijërisë harruar honeve.

Vendlindja është zëri i babës ,edhe nga dheu i largët.

Vendlindja është edhe betimi, me shokët për lirinë.

Vendlindja është amaneti, i çlirimtarit me njoftu botën

Se vendlindja ka gjakun si themel për ardhmërinë.  

Kur,kushtrimi i vendlindjes, bëhet pasaportë jete

Kudo të shkosh, me vete ke vulën e atdhedashurisë.

E si të matem, me dhembjen e madhe të  vendlindjes

Kur buçima e lirisë, i ngjanë  rrugëtimit të hijes në pikë dielli.

/QendraPress/