Çaste poetike me poetin;-Mehmet RREMA

ME SHTEGTARËT ÇFARË NDODHI

——————————————

U nisën shtegtarët dhe këtë vit.

Qielli gri i futi në gji

dhe ata nuk panë më ç’lanë pas

as çka mbeti nuk pa nga ikën

veç ca çerdhe të vjetra mbetën me sy nga rruga

nëpër pragje

malli u bë mal

Askush nuk e mati rrugën që ndoqën

nëpër pragje mbiu bari

pastaj mbinë ferra

më tej pylli u kthye në vendin e tij të vjetër

Me shtegtarët, çfarë ndodhi?

Ndryshuan stinët

u ftoh koha

meteorologët bëjnë parashikimi mijëvjeçare

profetët qëndrojnë në krye të parashikimeve

Pyjet përfshihen nga flakët

shpirti digjet në prush

pragjet e thyera presin shtegtarët

të kthehen me një grusht shpresë në gji.

A do të rikthehen?

/QendraPress/