Këtë favor Kosova dhe shqiptarët s’duhët të ja bëjnë Serbisë dhe kriminelit Vuçiç

0

              Prof. Skender Morina, se sa është e përgatitur Kosova për takimin e

 Vashingtonit me 4 shtator? Ai shkruan se;-“  Kosova gjegjësisht instutucionet e shtetit, në këtë rast qeveria e Kosovës është e papërgatitur për një takim të nivelit të lartë kur dihet pesha e takimit në shtëpinë e bardhë,

 Sepse vet kryeministri i vendit s’ka votën dhe besimim qytetarë për ta përfaquar Kosovën dhe interesat e shtetit të Kosovës në bisedime me Serbinë.

Këtu është një takim i dy niveleve të ndryshme të përfaqësimit të shteteve. Në njërën anë është presidenti i Serbisë si pasardhës i politikës së Millosheviqit dhe si ish ministër i informacionit në qeverinë e tij, pra bashkpjesmarrës i krimeve serbe në Kosovë duke përfshirë edhe fatin e pagjeturëve shqiptarë e që presidenti aktual i Serbisë edhe si ministër i informacionit gjatë kohës së luftës në Kosovë, 

   Por edhe si president dhe komandant suprem i forcave të armatosura të një vendi që bëri krime lufte dhe gjenocid në Kosovë ka të gjitha informacionet për çdo vrasje të shqiptarëve si dhe kindapimin e çdo civili shqiptar , ndërsa përballë do të ketë përfaqësuesin e vendit ku Serbia përfshirë këtu Vuçiçin bën krimet më monstruoze që njef historia, zotri Hotin i cili siq e ceka më lartë s’ka legjitimitet të qytetarëve të Kosovës sepse i njëjti as që ishte kandidat për kryeministër të Kosovës.

   Vuçiç si një përfaqësuesë një shteti që bëri katër luftëra del në avantazh, duke u thirrur në “fitoren” e tij në zgjedhjet e fundit në Serbi ,përballë një kryeministri të një vendi që ishte viktima e tij e luftës e që në kët rast përfaqohet nga një kryeministër pa votë qytetare.

    Këtë favor Kosova dhe shqiptarët s’duhët të ja bëjnë Serbisë dhe kriminelit Vuçiç tani të amnistuar nga “drejtësia ndërkombëtare ” edhe me fajin e instutucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës që kurrë s’e paditën Serbinë për krimet e luftës të bëra ndaj Kosovës dhe shqiptarëve si komb.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *