Të hënën në Prizren KK thërret mbledhje të jashtëzakonshme për arsimin
Kuvendi i Komunës së Prizrenit më 31 gusht (e hënë), do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli.
Mbledhja do të mbahet në sallën për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë. Rendi i ditës për këtë mbledhje është: Diskutim rreth gjendjes së arsimit në Komunën e Prizrenit.Mbledhjen e nëshkrimeve të kësaj mbledhje e ka filluar subjekti politik NISMA, gjegjësisht kuvendari Pranverim Berisha dhe ka tubuar 23 nënshkrime../qendrapress.com/