Ku u arratis gjumi sonte?

Mesnata,

Me gongun e orëve të saj,

Vret edhe heshtjen.

Sytë e vetmuar,

Trokasin tek porta e strehëzës së përbashkët,

Gjumit.

Ai s’pyet për ta,

Vrapon diku gjetkë.

Përplasen sytë në mesnatë,

E dallgët e shikimit thyejnë muret.

Ku u arratis gjumi sonte?

Nē ç’hone gremisur zgjuar rri?

Mos sonte hënën shoqēron,

Apo tok me yjet hapësirash zezon?

Ku u arratis gjumi sonte?

Vallë, me mua luan këtë natë?

Shoqëruar me të trishtat mendime?

Apo me shpirtra vetmitarë hepon nëpër natē?

Ku u arratis gjumi sonte?

Mes qiejve heshtur ecën, apo rri?

Kukafshehti, lojë e preferuar,

Herë fshihen sytē e herē fshihet ai.

Tjetërsim

Folëm e thamë të thëna e tē pa tjēma,

Llafazanē u bëmë si gratē nëpër lëmë,

Shikimet tretēm nē perëndimet e rëna,

Mure fjalësh të lartë stisëm gjer nê hênë.

Heshtëm e njeri tjetrin mbytëm me vështrime,

Vetvetja nuk u ndjemë me këtë status të ri,

Fytyrat tona si të mbathurat u zhveshën,

U tretën fjalët porsi malli thellē në gji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *