Çaste me krijuesit prizrenas;Sahit F. Osmani

0

Peshorja

————-

Peshorja në drejtësi anon sipas interesit

Njeriu është diktuar nga rrethi ku vepron

Marrëzi të besosh në dyftyrësinë e tjetrit

Veç njerëzorja duhet të merret shembull

Ajo krijon mrekulli nga thjeshtësia e saj

Nuk gabohet në vlerat që krijon me kohë

S’hap plagë por shëron pa kundërshtuar

Përshfaq dashurinë shpirtin e fisnikëron

Çdo gjë e kthen në harmoni dhe në paqe

Në thellësinë e shpirtit e ndez dashurinë

Peshorja mos t’anojë nga ana e interesit

Por nga njerëzorja që vlerat i shembëllen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *