Duket qartë ata nuk janë serioz karshi gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike

0

Mr. Afrim Tejeci,kryetar I  Odës së zejtarëve të Prizrenit ,lidhur me pyetjen se si e vlerësoni vendimin e deritashëm që nuk është ndihmuar ekonomia private dhe afariste në Kosovë?A do të reflektojë kjo në jetën e qytetarëve të Kosovës? Thotë:-‘’ Duket qartë ata nuk janë serioz karshi gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike me të cilën po përballet vendi ynë. Për satën herë Bizneset kërkojnë që të merren parasysh kërkesat e tyre dhe partitë politike të unifikohen me qëllim që sa më parë të kalohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike, e modifikuar me kërkesat e bizneseve dhe grupeve parlamentare. Mosmarrja parasysh e kërkesave të bizneseve dhe punëtoreve, duke i mbyllur ato dhe mos përkrahur, injorimi i vazhdueshëm i kërkesave nga ana e deputeteve të Parlamentit që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që vendet e rajonit kanë kaluar disa pako, i ka indinjuar në masë të madhe bizneset të cilat kërkojnë që në mënyrë urgjente, deputetet t’i shqyrtojnë kërkesat. Tani po shihet qe partitë po punoj për pushtet si me ardh e jo për shtet që gjendja sa me e vështir te jetë ekonomike ,për te treguar mos aftesit e qeverisjes,deputetet pozitë apo opozitë janë te zgjedhurit e popullit,këta gjate fushatës kane premtuar hapjen e vendeve te reja punës e jo tani te jene shkaktar te mbylljes se bizneseve te cilët me shumë mund e sakrifice janë  hapur. Por duhet te kuptojnë qe populli me ne fund do te din te vlerësoj angazhimin ,kontributin e çdo deputeti …’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *