Çaste poetike me poetin;-Avni NEZIRI

E tëra mbledhë në vete
———————————–
urë që lidh dy dete
nëpër shpirt lundron
Adriatiku edhe deti Jon.
Urë që s’lë zbrazëti
lidhë besë e dashuri
shpirtron dallgë e shkëmb
bashkon male e brigje.
Breza të ri e të vjetër
çati e oxhak kullash
urat e gjakut të shprishur
lidhin besë Arbërie.
Në hark të saj prehen hije
ëndrra, gjuhë e melodi
urë që s’ka fund as fillim
shqiponjë,plis e ti Arbëri
/QendraPress/