Çaste poetike me poeten:-Fatmira LIMANI

Urrejtje e thelle!
—————————
Nuk eshte bombe automike,
shperthyer ne qiell pa re.
Nuk eshte cunam I papritur,
qe te ve perpara,çdo gje rremben.
Eshte nje det I tejmbushur ngadale,
nga rrjedha e lemenjeve tej ane e mbane.
Per fatin e keq,nuk ka mur,detin ta bllokoj.
Shperthen, ç’te ze perpara,n’thellesi te çone.
Shoqeria Shqipetare, I madh I vogel,
me shume se kurdohere, çuar ne kembe.
Me hir e pahir, dashje padashje,shume a pak.
Urrejtja eshte e thelle,ne shpirt u dhemb.
Prej kohesh,vuajtje,metastazat e kancrit,
e kane shkaterruar trupin e mendjen shumekujt
per nje jete te shendeteshme e te sigurt,
te premetuar nga lider politik te korruptuar.
Jane shtresat ne nevoje, me te mashtruar.
Nuk dine me, kujt t’ja shtrine doren e vuajtur. .
Perkujdesja e shtetit ,u ka munguar.
Ndihme shoqerise,kerkojne per te mbi- jetuar.
Per te diturit e t’ sinqert,protesta do vleresuar.
Ka dhimbje,vuajtje brenda,ndaj shperthen.
Kanceri,nuk shtyne me,o jete a vdekje.
Klithemat e ulerimat,kerkojne sherim.
Nuk e durojne me gangrenen e mberthyer.
Abuzimin e politikaneve te korruptuar.
Asnjehere nuk eshte vone, te ndeshkohen.
Mesim,kush merr ne dore misionin qeverises.
Çdo deshtim ne qeverisje nuk ka justifikim.
Faktori I brendshem dhe I jashtem ndikon.
Vigjilenca, ndeshmeria dhe aftesia,e perballon.
Historia tregon,nuk ka kala te pamposhtur.
/QendraPress/