Çaste poetike me poeten;-Fitnete Bashota KRASNIQI

SHPRESOJ
———————–
Shpresoj që zëri im
të mos venitet
derisa fjala ime të dëgjohet
zemra të çilet
e bota të pushtojet!
Shpresoj që zëri im
të depërton tek çdo njeri
derisa fjala të peshohet
e të çmohet me ngrohtësi!
Shpresoj që zëri im
të jetë flakë e fortë
të ketë ngrohtësi
të jetë si këmbanë që dëgjohet
e të pushton veshët e mi!
/QendraPress/