Çaste poetike me poeten;-Igballe SADIKI

KOHËT QË NUK KTHEHEN MË KURRË

————————————————-

Dera e oborrit rrinte hapur gjatë

ditës,vinte musafiri pa lajmëruar.

Thërriste me zë të lartë, plot nder:

A jeni këtu, o i zoti i shtëpisë?

Mirë se të bie Zoti në shtëpinë time,

i hapej zemra me fjalë, respekt e gëzime.

Burra, gra e fëmijë plot buzëqeshje,

u shtrohej sofra: bukë, kripë e zemër,

çka qëllonte në shtëpi ndahej pa kursim,

miku sillte nder, bereqet e gëzim.

Nusja mbushte gjygymin me

çaj të ngrohtë,

nata bëhej festë, sikur s’kishte

më të ftohtë.

Luanim me letra, shah e kapuça

me shaka,

kush fitonte këndonte, e qeshnim

pa nda.

Me fjalë të rënda nganjëherë ngacmonim njëri-tjetrin,

por nuk e hidhëronim askënd, humbësi

nga inati shtirej, i lëvizte buza në gojë,

kur humbte në lojë.

Luanim me buzëqeshje e harmoni

nga të qeshurat ushtonte zëri,

dëgjohej deri te i shtati komshi.

Ah, ato çaste sot i kërkojmë me mall,

as kafe, as çaj s’janë më si atëherë,

kur dashuria na mbante gjallë.

Ditët kishin qetësi, netët plot nur,

s’kishim shumë pasuri, as luks,

por zemra plot dritë,

jeta ishte e varfër, por e pasur në shpirt.

Autore:Igballe Dema- Sadik

/QendraPress/