Çaste poetike me poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

\
Përtej… (Haiku)
————————-
Kisha një ëndërr…
Jeta rridhte vrullshëm,
përpiqesha!
E shihja diku,
bari ish më i gjelbër,
mërzitesha!
Si pa kuptuar,
një ditë prej ditësh,
vendosa të ik…
U nisa diku,
ta merrja jetën lehtë,
sa hap e mbyll syt’…
Në një vend tjetër,
të jetoja më mirë,
me ëndrra plot!
Vura re një gjë:
Vendin e ndryshova,
por mendjen më kot!
Se edhe përtej,
deti i kripur është,
kudo që të shkosh…
/QendraPress/