Çaste poetike me poetin;-Tyran Prizren SPAHIU

SENEKA DHE XHELOZIA
—————————————
…dhe kur toleranca ndëshkohet
dashuria kurrë e ekzistuar futet në harresë
kërkon pakëz mirëkuptim nga banorët
urrejtja shemb shtyllën e fundit të shpresës.
*
Kujton Senekën
frikën, ankthin përjetuar nga njerëzit
edhe dëshirat e tepërta
ja pra edhe shqetësimet ditore.
*
Athua ku gjindem unë
në cilën kategori te nënvizohem
kuptoj se Senekës diç i mungon
mllefi fisnor, klanor sot lulëzon.
*
Hapi dritaren për ajër të pastër
britmat ne rrugë më çmendin
zbres në bodrum të kërkoj ngushëllime
fiken dritat, rryma është ndalur.
*
Në mes të askundit xhelozia sundon
frymon me tërë forcën e vrullit
ndoshta uji mund të fik
thojnë as stuhitë oqeanike
nuk arritën mërinë të çrrënjosin.
/QendraPress/