Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

PA MËSHIRE MALI NGUTUR
—————————————
Pa mëshire…mali ngutur,
hedh orteqe përmbi fushë,
e vullkani kreshtë-këputur,
gjerdan llave var në gushë…
Pas nuk mbetet dhe tërmeti,
gjoks të tokës çan e shkund,
prag stuhie gjëmon rrëmeti,
bregut plasur dallgë pafund…
Valle-ftohtën…kërcen Veriu,
brynë e ngricë kudo shtruar,
mëshir fatit…stanesh bariu,
gunës strukur…netët kaluar…
Pa mëshirë…mali ngutur
gjuhë-zjarrtat…lart lepinë,
e vullkani kreshtë-këputur,
blozë e hi hedh mbi shpinë…
/QendraPress/