Çaste poetike me poetin;- Muhedin MAHILAJ

SI MBYTE
——————-
Çakenjtë – Çakenjtë
Tu sulēn – tu sulën
Bashkë me lakenjtë
Dhëmbēt ti ngulën..
Ti ngulën dhëmbët e shtrëmbër
Çakentë, jo – jo, s’kanë mëshir
Pa të shuar – të shenjtin emër
Kurrë s’do të ndihen mirë.
I rrite me sisë
Në të ngrohtin gji
I rrite, tu bënë bishë
S’pyetën më për Ty!
Shekuj, shekuj me rradhë
Të kanë shqyer e ndarë
Ta nxinë zemrën e bardhë
S’i mbyte që në farë!
Muhedin Mahilaj
/QendraPress/