Çaste poetike me poeten; Sinani Vokshi LINDITA

NUK DUA TË TË HUMBAS
————————————-
Në gëzimin që shkëlqen në shikimin tënd
Si një diell që vallëzon në qiell
Nuk dua të shkosh larg asnjë çast
Zemra ime të dëshiron e të kërkon
Si një erë e lehtë që luan mbi flokë
Ti je melodia e ëmbël që më mbush veshët
Me të qeshura dhe ëndrra, ne kërcejm së bashku
Nuk dua të humbas, ti je jeta
Në ç’do hap, në cdo lindje dielli
Dashuria na sjell një zemër të re
Më përhap buzëqeshje,dritë dhe përqafime
Nuk dua të të humbas,dashuria ime—
/QendraPress/