Çaste poetike me poeten; Marigona ZEKAJ

Veç për ta gjetur fundin
————————————-
Njeriu buzëqesh,
ecën me pikat e shpresës
mes dhimbjes pa mbarim,
mbledh copat e jetës
në heshtje, me ngushëllim.
Sa herë thua: “Jetë e lehtë”,
e nata prapë të pret.
Jeta të mëson të durosh,
të qash e të presësh,
derisa një ditë të pyet
“A thua, sa do të zgjasësh?”
Por ndoshta fundi s’është
aji që shpirti e kërkon,
ndoshta është veç një dorë e ngrohtë
qe ty të shpëton.
/QendraPress/