Çaste poetike me poetin;Aziz AHMETI

SH P R E S A
————————–
“Ajo që i jep jetë shpirtit është shpresa.” – Thënie
Fjala shpresë tingëllon bukur
Fjalë e ëmbël, shumë simpatike
E bukur për syrin, e lehtë si flutur
E veçoj nga fjalët tjera, moj mike.
Gjashtë shkronja, gjashtë margaritarë
Sa fjalë e bukur, sa fjalë e mirë!
S`peshohet me asgjë, fjalë e mbarë
Është diamant,argjend, është si lirë.
Fjala shpresë është fjalë floriri
Fjala shpresë, fjalë shumë e çmuar
Është e ngrohtë si rreze dielli
Është e bukur, shumë e uruar.
Kur hyn në zemër, sapo depërton
Shfaq gjallëri, i jep forcë, i jep fuqi
Tik-taket e zemrës sapo i dëgjon
Gjen kënaqësi, gëzim e lumturi.
Thonë:
“Shpresa kurrë nuk vdes”, nuk humbet
Ajo qëndron ballëhapur, stoike
Nga fjalë të tjera fare s`tundet
Sa e bukur, shumë simbolike!
Ajo vetëm buzëqesh, të qajë s`di fare
Përmban në vete shumë kuptim
Ngado që shkon tund fushë e male
Sa madhështore për mendimin tim!
Autori: Aziz Ahmeti,
/QendraPress/