Çaste poetike me poeten;Vilma NIKA

Gjeje kohën.
————————
Ti mos prit ta njohësh botën,
ta njohësh botën s’është e lehtë!
Lexo një libër… gjeje kohën
dhe njihe botën e vërtetë.
Ti mos prit ta njohësh botën,
ta njohësh botën s’është e lehtë!
Kur të vjen muza, merre penën
ta shkruash botën në një fletë.
Ti mos prit ta ndalësh lotin,
se loti vetë lindi me jetën.
Por gjej besimin, lute Zotin
t’ia duash jetës të vërtetën.
Ti mos prit që të dorëzohesh,
por ngri dolli buzëqeshjes mike.
Se fundja, ç’është një jetë e shkuar?
Përveç kujtimeve mistike!
/QendraPress/