Çaste poetike me poetin ;-Agim GASHI

AH , INTERNET

(Poezi satirike)

————————-

Dikur benim mure

Oborre me dyrë,

Për te ruajtur nder

Për të ruajtur fytyrë.

Gruaja rrinte n’shtëpi

Se kalonte pragun,

E nderonte burrin

E nderonte plakun.

Iku kohë e stupcit

Iku kohë e respektit,

Erdhi kohë moderne

– koha e Internetit.

Burri pastron shtëpinë

– burri bën dhe cafe ,

Gruaja në internet

Me tjetrin bënë llafe!

Kotë e ruan shtëpinë

– Oborrin e shkret,

tjetri t’hy’ n’dhomë t’gjumit

– “Te ulet” edhe n’krevet!

E di qe e kemi veshtirë

Po na dhemb dhe zemra,

Po vërtetë kalan –

Na e morën nga brenda!!!!

/QendraPress/