Çaste poetike me poetin ;-Avni NEZIRI

SHQIPONJAT E LLAPIT
——————————–
Si do që të ndërrojë moti
luftojmë e mbrojmë krenarë
Besa-Besë, Shqiptarë na fali Zoti.
Edhe Llapi, dallgë si valë deti
ballë për ballë me shkja
me pushkë në dorë ra trimi Ali Ajeti.
Krenohet Llapi Arbëror
me gjak e plumba gjamadani
shkabë në flamur Hasan Ramadani.
Komandant Ilir Konushefci
zemër çelik, në luftë i parë
thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë.
Edhe epoka me gëzim priti
O ti shkja, katil e barbar
nuk lejon Zahiri më me rrahë Shqiptarë!
Bijtë e Llapit mbrojtën kullë e troje
me shkronja të arta shkruan historinë
Dardania e bukur gëzuar lirinë
/QendraPress/