Çitaku: Shkollat edhe sot të mbyllura, Kurti dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar sërish qasjen e Qeverisë në raporton me grevën që është duke vazhduar tashmë e një muaj.Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti në vend se të ofrojë zgjidhje, po vazhdon t’i përbuzë mësimdhënësit dhe ta përçajë shoqërinë.Madje, sipas Çitakut, Kurti në fakt po synon ta ndërtojë “një shoqëri” të re.

Postimi i plotë:

28 shtator 2022. Fëmijët janë ende në shtëpi. Shkollat e mbyllura. E kryeministri me kryeneqësi dhe indiferencë vazhdon t’i përbuzë mësueset dhe mësuesit tanë. Po synonë ta përçajë deri në palcë shoqërinë. Në fakt, po synon ta ndërtojë “shoqërinë e re”.
Kjo është Republika e Tretë që e synon Kurti :

Me sindikata të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me media të reja, të cilat i nënshtrohen atij;
Me biznese të reja, të cilat i nënshtrohen atij;

Kryeministri don ta bëjë Kosovën e pajetueshme për secilën dhe secilin njeri që nuk pajtohet me të.
Kjo mendësi nuk kalon.