Në gjysmëudhë mbeta

—————————————————-

U nisa udhës për të gjetur kohën e humbur

si endacak që kërkon lumturinë tek të tjerët

atje ku rrethanat lumturi e fatkeqësi sjellin

humbja e kohës qe si trupi i pajetë i njeriut

Më tundonte dëshira, guximi më mungonte

kisha mbetur nën mëshirën e një fati fatkeq

as shpresë nuk kisha udhëtimin ta vazhdoja

në gjysmëudhë mbeta veten duke mashtruar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *