Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike në Prizren, 56 shtëpi mbesin pa rryme

0

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët.

Për të lënduar nuk është raportuar.

Njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë.

”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”, ka thënë ai për Klan Kosova.

”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”. ”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”, ka thënë ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *