Fryma poetike e së dielës me poeten;-Liljana NDONI

DRITË NË TUNEL

——————————–

Ecëm në tunelin e errët mortor,

Një pelerinë pluhuri mbulon supet ,

Hapat mbajnë peshën e rëndë kohor,

Hijet e errëta të rrethojnë mendimet,

Dhimjet si një kuçedër pushtojnë mëndjen,

Nuk mund ta shohësh daljen,nuk shehë shpresë,

Errësira e mbërthyer me dhimjen,

T’ët thuash ç’kuptim ka jeta ende gjallë do të mbesë?

Po,një pikë dritë më jepë në fund të tunelit,

A është dritë apo iluzion?

Ngadalë,i afrohesh errrësira mblethë dhimjet ,

Po, po ,është drita, shpresa zë e këndon!

Hapi bëhet gjithnjë e më i lehtë,hijet hollohen,

Mendimet janë më të qarta,po më kthjellohen,

Drita afrohet,sytë errësira i do të verbohen,

Ja ku jamë jashtë tunelit errësirat po largohen!.

Gëzimi është i pafund, jeta ka ende kuptim,

Ngjyrat filluan përsëri të të japin gjallërin,

Shpresa nuk vdes ,flë pak kohë,si një brymë ,

Mjafton një rreze drite dhe buzëqeshja

kthehet të marrë frymë..

/QendraPress/