Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marigona ZEKAJ

Poet në arrati

—————————-

Lapsi, vargu dhe letra,

m’u bënë dritë në errësirë,

një rrugë e heshtur ku ik

nga zhurma që më mbyt çdo ditë.

Padrejtësia bërtet nëpër varg,

e unë e mbaj brenda si dallgë,

çdo fjalë që s’e thashë dot u bë plagë.

E prapë, mes gjithë kësaj zhurme,

diçka brenda meje s’hesht,

një zë i vogël, por i fortë,

që më thërret mua çdo ditë

mos e humb veten, as poetin në shpirt.

/QendraPress/