Kërcënimet në çfarëdo forme dhe ndaj qdo kujt pavarësisht a është Kuvendare apo jo, janë të papranueshme

0

                      Pranverim Berisha  kuvendar i KK të Prizrenit .Pyetjes  se si e vlerësoni kërcënimin e një kuvendare ,nëse ajo parashtron pyetje për një veprim qoftë edhe qeveritar ? –‘’Kërcënimet në çfarëdo forme dhe ndaj qdo kujt pavarësisht a është Kuvendare apo jo, janë të papranueshme, veprimet dhe aktet e tilla duhet të dënohet nga të gjithë, pra nga institucionet relevante si dhe nga shoqëria sepse ne mendojmë dhe duam të shprehemi shlir pavarësisht që dikujt nuk i konvenon. Unë në këtë rast i jap përkrahje mendimit të lirë të Koleges Dafinës sepse mjaftë më me uzurpime të pronës publike dhe komunale si dhe trajtim të barabartë të të drejtave të grave në biznes. Garancia më e mirë dhe më e fort në shtetin tonë, është kur ne mbrojmë veprimet, pyetjet dhe zërin qytetarë përmes përfaqësuesve të popullit si që janë në këtë rast Deputetët dhe Kuvendarët. Ndaj kërcënuesve, hajdutëve dhe kriminelëve duhet të veprojnë organet e sigurisë dhe të Drejtësisë, sepse ne nuk heshtim përball krimit, uzurpimeve dhe degradimeve të vazhdueshme që po i ndodh qytetit tonë dhe shtetit të Kosovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *