Sot mot i ftohtë e me erëra të fuqishme, priten edhe fjolla bore

                Mot i ftohtë e me erë parashihet ditën e martë. Do të ketë vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe rrebeshe të dobëta bore apo breshnize, nga pjesë qendrore e lindore të vendit, njofton Prishtina Weather.Do të fryjë erë e ftohtë nga veriperëndimi, mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-16m/s. Temperaturat minimale zbresin në 0C, e ato maksimale arrijnë vetëm në 5C e 7C.Pas mëngjesit me ngrica të mërkurën, ditën do të ketë intervale me diell e vranësira kalimtare. Më shumë intervale me diell të enjten dhe të premten.Orëve të mëngjesit ditën e premte mundësi për riga lokale shiu. Minimalet zbresin deri në -4C të mërkurën, e maksimalet rritën në 10C të mërkurën, e më pas edhe 15C e 17C.