Tani në fazën e dytë duhet të jemi më të kujdesshëm edhe ne edhe Qeveria

0

      Avokati Ruzhdi Gashi, Si mendoni tashmë  a filloi faza e dytë e coronavirusit  ,siq  tha  kryeministri Hoti ,dhe si e shihni këtë fazë. A mund ti rikthehemi jetës normale së shpejti?pohon ;-

Në këtë periudhë kemi raste më të shumta të infeksionit me virusin COVID-19. Kjo mund të quhet edhe faza e dytë pasi kjo fazë ka më shumë të infektuar se më përpara ose faza e parë.

Masat e marra në fillim të pandenisë, apo në fazën e parë siç po e quajmë tani, ishin më shtrënguese dhe ne i zbatuam më mirë. Natyrisht që edhe përhapja e virusit ishte më i ngadalshëm. Në fazën e parë ishim më mirë, jo ndoshta për masat e marra nga qeveria por për faktin se frikën e kishim më të madhe.

         Më vonë, me hapjen pas asaj mbyllje të madhe, pas 1 qershorit, u liruam shpejt dhe nga mërzia që ishim të mbyllur më parë, gati sa e tepruam me lirimin. Kjo u bë si nga institucionet ashtu edhe nga populli. Ky lirim pa kontroll bëri që edhe virusi të përhapej pa kontroll. Në këtë situatë edhe gjendja me pandeminë të jetë kështu si është tani, e keqe.

       Kësaj gjendje i ka kontribuar edhe politika dhe masmarrjen e masave adekuate nga qeveria, si ato për lëvizje dhe kufizime ashtu edhe me ato për ndihma dhe sanimin e situatës ekonomike për segmentet ekonomike të dëmtuara nga pandemia. Kjo e ka ngarkuar situatën edhe më shumë, sepse problemet ekonomike krijojnë stres, stresi e dobëson imunitetin, imuniteti i dobësuar i reziston më pak virusit.

Tani në fazën e dytë duhet të jemi më të kujdesshëm edhe ne edhe Qeveria. Qeveria duhet të kujdeset për zbatimin e masave dhe për të ndihmuar ekonominë kurse ne ti përmbahemi masave, mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.

             Duhet të bëhemi të dicipliniar edhe ne edhe Qeveria. Edhe në këtë luftë me pandeminë duhet të tregojmë se jemi të aftë të organizohemi dhe të tregojmë se jemi të zotë të bëjmë dhe të mbajmë Shtet. Mobilizim për mposhtjen e pandemisë COVID-19./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *