Thaçi thotë se situata në Kosovë është shqetësuese, s’e përmend fare gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për rritjen e numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.

Thaçi ka thënë se situata është tejet shqetësuese dhe se kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët e vendit, shkruan Reporteri.net

Ai ka kërkuar nga qytetarët të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mirëpo nuk ka përmendur fare gjendjen e jashtëzakonshme, për çka kryeministri Hoti foli dje por edhe sot.

Tutje, presidenti Thaçi ka ka falënderuar të gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë.

Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë. Si president i vendit shpreh falënderim të madh për gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu. Po ashtu, u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës. HTH

Leave a Reply

Your email address will not be published.