UEFA dënon financiarisht nëntë klubet që hoqën dorë nga Superliga Evropiane

0

Nëntë nga klubet themeluese të Superligës Evropiane, duke përfshirë ‘gjashtën e madhe’ të Ligës Premier , u është dhënë një ndëshkim financiar nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.Të nëntë ekipet – Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – kanë vendosur të rikthehen në garat evropiane që organizohen nga UEFA, por kanë marrë dënime financiare.Megjithatë, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi do të përballen me “veprim të duhur” nën procesin disiplinor të UEFA-s. Treshja nuk ka pranuar të heqë dorë nga liga e pezulluar.Superliga Evropiane u njoftua më 18 prill, por brenda 48 orëve planet ishin prishur me klubet angleze që u tërhoqën pas protestave të tifozëve dhe presionit të qeverisë britanike.Nëntë klubet kanë rënë dakord të japin një kontribut të vullnetit të mirë të kombinuar prej 15 milionë eurove ku do të përfitojnë fëmijët në të gjithë Evropën.Klubet gjithashtu do të mbajnë 5% të të ardhurave nga gara e UEFA-s të mbajtura për një sezon, duke filluar nga 2023/24, dhe këto para do të rishpërndahen.Nëntë klubet do të përballen me gjobë prej 100 milionë eurove secila nëse kërkojnë të bashkohen në një garë të paautorizuar në të ardhmen, dhe një gjobë prej gjysmës së kësaj nëse shkelin ndonjë kusht tjetër të deklaratës, ka thënë UEFA në një deklaratë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *