Vetaksidentohet në Petrovë të Prizrenit, vetura përplaset për murin e një shtëpie

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, saktësisht në lagjen Petrovë, raporton PrizrenPress

Sipas raportin 24 orësh të policisë, një person me veturë është përplasur për murin e një shtëpie.

Raportohet se në aksident ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësorë.

“Lagjja Petrovë, Prizren 13.08.2022 – 00:45. I dyshuari mashkull kosovar përderisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa të huaja duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lejuar ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur për murin e shtëpisë së viktimës. Si pasoj e vet aksidentit përveç dëmeve lëndime ka pësuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja të cilëve iu është ofruar tretman mjekësorë”, thuhet në raport.