41 gradë, Prizreni regjistron temperaturën më të lartë

0

                                   Prizreni është parashikuar që të arrijë temperaturën prej 41 gradë celsius këtë të martë. Në tërë vendin është duke mbretëruar mot i nxehtë, i cili do të zgjasë gjatë tërë javës së fundit të korrikut, Klankosova.tv. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. “Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Indeksi UV do të shënojë vlera të larta, prandaj IHMK apelon që kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (sidomos në periudhën kohore prej 10:00-17:00)”, është thënë në kumtesën e IKKSPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *