PZAP sot merr vendim për 9 partitë politike

0

]Nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon sot.Ky proces për PZAP-në vjen pas moscertifikimit nga KQZ-ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Ky proces i parakohshëm zgjedhor vjen pas aktgjykimit të Kushtetueses për të cilin Albert Krasniqi nga Demokracia + ka thënë se është obligativ e duhet të respektohet nga të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *