Kurti flet për koalicionet pasgjedhore: Në njërën anë regjimi i vjetër, në anën tjetër fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për koalicionet paszgjedhore, duke mohuar mundësinë e një koalicioni me PDK’në. Ai ka thënë se koalicioni tashmë është bërë, dhe ai është në mes partisë së tij, dhe listës së Vjosa Osmanit.Kurti gjatë një vizite në Prizren, ka dhënë një intervistë të  për Rtv’’ Besa’’, ku ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit pret pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe, që mund të shkojë deri në 1 milionë votues. Kjo sipas tij është e nevojshme, që të ndodhë ndryshimi i madh, shkruan “Pas 14 shkurtit nuk do të ketë nevojë për negociata për koalicone për qeveri. Negociatat tashmë i kemi përfunduar. Me presidenten në detyrë zonjën Vjosa Osmani jemi bashkë në një listë. Në dhjetshën e parë janë pesë gra e pesë burra. Është një listë shumë progresiste, shumë e avansuar, gjithëpërfshirëse, me njerëz të të gjitha moshave, dhe komunave e profesioneve. 14 shkurtin do ta shndrrojmë në një referendum. Pjesëmarrja do të jetë rekord, jo vetëm nga mërgata por edhe nga Kosova këtu. Do t’i afrohemi mbase 1 milion votuesve, sepse për transformimin e madh kemi nevojë për pjesëmarrje masive”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me PDK

I pyetur nëse do të bëjë koalicion me PDK’në, ashtu siç po shprehen analistët nëpër studio televizive, Kurti ka thënë se ky koalicion parazgjedhor në mes të tij dhe zonjës Osmani do të jetë edhe koalicion qeveritar, dhe pas kësaj, në një anë do të mbeten eksponentë të regjimit të vjetër, dhe në anën tjetër ata që i kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 2019, duke aluduar në vetën e tij dhe në partneren e tij në listë zgjedhore, u.d. të presidentes Vjosa Osmani.

“Ne i kemi përfunduar koalicionet para se t’i dorëzojmë listat. Gjërat janë të ndara, në njërën anë eksponentët e regjimit të vjetër, e në anën tjetër, ata që i kanë fituar zgjedhjet më 6 tetor 2019, e që tash janë fuqizuar edhe më shumë e do ta konfirmojnë këtë më 14 shkurt, duke e shndërruar shumicën popullore më pas edhe në shumicë parlamentare në legjislaturën e tetë”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *