Kryetari Totaj;Jemi të sigurtë në lirimin e çlirimtarëve, sepse nuk dënohet liria,tha mbramë me rastin vendosjes se orës së pritjes në ‘’Shadërvan’’

Mbrëmë, në sheshin ‘’Shadërvan’’ të Prizrenit, vendoset -Ora e Pritjes, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për çlirimtarët e Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në këtë hapësirë simbolike të qytetit tonë, ora do të shënojë kohën deri më 16 shtator, që përcjellë mesazh të qartë: Kosova nuk harron dhe vazhdon të qëndrojë pranë atyre që sakrifikuan për lirinë e saj si dhe i pret bijtë e saj.Me këtë rast kryetari i komuës së Prizrenit Shaqir Totaj para të pranishmëve që ishin në këtë shesh tha ,Jemi të bindur se ata do të kthehen ,sepse nuk ka se si të dënohet liria. Ne Prizreni, jemi në përkrahje të fuqishjme të kthimit të tyre. Prizreni kujton, beson dhe pret.
Kurse për Orën e pritjes dhe rëndësinë e kësaj foli, Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër”,
Pas kësaj Kryetari Totaj dhe Ismail Tasholli, shtypën butonin e numërimit mbrapsht, në kuadër të aktivitetit “Ora e Pritjes”. Aktiviteti I mbrëmshëm u zhvillua si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në ‘’Shadërvan’’ të Prizrenit, ora do të numërojë ditët deri më 16 shtator, duke përcjellë mesazhin se Kosova nuk i harron ata që sakrifikuan për lirinë e vendit dhe se vazhdon të qëndrojë pranë tyre.Pos kryetarit Totaj dhe Ismail Tashollit ishin edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Isa Berisha ish komanndtë e vetraën të liftës së UÇK-së deputetë dhe qytetarë të shumë të rastit që ishin prezentë në shesh./QendraPress/