E diele me poeten;Bukurie BUÇPAPAJ

0

DASEM SHQIPTARE

————————–

Dasem me tupan Fyell e çifteli

A na e bani Oj qikë e ti djal i ri

Na thirr në një sofër e na bashko

Për krushk merr Kosovën

E në Çamëri na ço

Na mblidhni vëllaznisht

Bile në një dasem Bajrakun le t’a majë

Presheva jonë motër

E flamurin tonë kuq e zi

Mbaje ti oj Shkodër

Na bashko Gegë

E Toskë të gjithë në një sofër

Se kështu bashkohet kombi ynë Shqypni

A ma falë një nip Oj Medvegjë motër

Gëzo at’ djalë, gëzo At’ votër.

Mos ma harro Plavën Ulqinin e Tivarin

M’i ço fjalë motër Mitroviceës

Edhe Gucisë Le të mbildhen bashkë

Bijtë e Shqipnisë

Se kështu na ka hije

Burrinisht me u bashkue

O moj qikë e ti djalë i ri

Kështu bëhet bashkimi i Nanes Shqypni.

 E jo t’u u hangër me shoqi

 Shoqin, e t’u u zi

Por me dasem të madhe

Tupan e çifteli

Se kësaj toke të a’mbel,

 I thonë Shqypni.

 E nuk duron ma të perçamun

Në mes veti vëllazni..! ……..

GURGULLON UJI I VALBONËS

—————————————

Gurgullon lumi i Valbonës

Me ujin e pastër si loti

Rrethuar nga bjeshkë të larta

Perle që e ka bekuar vet Zoti

Gurgullon uji i Valbonës

Oh ç’ mrekulli përrallore

Në ato gryka aq t’ theposura

Kemi kujtimet tona atërore

Gurgullon uji i Valbonës

Brigjeve e mbi gurë të bardhë

Bukuri e pamje mahnitëse

Sikur të thonë ,,Mirë se ke ardhë !”  

VAJZËS SE DETIT

———————-

Çdo ditë në të bukurin det

Shihja një vajzë bionde si një sirenë

Vraponte plot gjallëri e plot jetë

Mbi dallgët e detit si një Helenë

Me kënaqej syri tek e shikoja

Se shkonte aq bukur me detin

Nga larg me admirim e vështroja

 Bukuria e saj bënte për vete dhe mbretin

Sytë e saj si ngjyra e detit

Flokët bionde mbi supe valëvitur

Do ta preknin patjetër shpirtin e poetit

Bukurinë shqiptare vargjeve për të skalitur

Si fluturë vraponte mbi ato dallgë

Qeshte e lozte mbi ato valë deti

E djalëria që shikonin atë nga larg

Plasen të shkretët ta bënin për veti

Ajo si çapkene vajzë që ishte

Hilet e tyre mirë i kuptonte

Se bukuria e saj mendjen ta prishte

E nga kjo gjë hileqarja përfitonte

Eh, bukuri e rrallë shqiptare

Mbi dallgët e detit notonte

I plasi zemrat djaloshare

Dhe vajzave xhelozin ju shtonte

Bukuria e saj u bë muzë e vargut tim

Mendjes time i ngeli si një kujtim

Në gjithë botën femra më të bukura s’ka

Si vashat , qikat, gocat e vendit tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *