Asnjë viktimë dhe vetëm pesë raste të reja me koronavirus
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.Siç njofton IKShPK, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.“Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.”“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së