MOS HARRO TË MË ZGJOSH

————————————-

M`pushton me një përqafim prej mjalti

E m`rrethon me krahë të mëdhenj aq sa ashta më ther

Pastaj,

Me gërma prej ari më uron natën e mirë

Me ca togfjalësha të vegjël në mesenxher

Buzëqesh dhimbshëm përtej ekrantit të qelqtë

Mbyll sytë

Memorizoj mesazhin

Loja e fjalëve ka mbaruar

Mbarojnë gërmat për togfjalësha të tjerë

Të gjata e të pambarimta duken netët

Qielli pa yje sterrë

Akrepat xhirojnë me përtesë në pistën e akullt

Gongu i mesnatës do kohë të bjerë

Kur vjen ai çast, vetmisë i pëshpëris me delikates`

Të dua pafund! Të përqafoj fort e fort!

Natën e mirë shoqëruesja ime e denjë

Mos harro të më zgjosh në mëngjes…!

/QendraPress/