Pulmologu kosovar i shqetësuar pas rritjes së rasteve: Zoti na ndihmoftë

Pulmologu Flamur Marku ka reaguar pas numrit të madh të rasteve me COVID-19 që u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.Marku përmes një postimi në Facebook ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen sa më parë.Ai tha se edhe më shqetësuese është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyrë shëndetësore.
Postimi i plotë:
“Shumë i shqetësuar me rezultatet e ditëve të fundit, me rritjen enorme të të prekurve me COVID-19.Hala më shqetësues është rritja e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe gjendja e tyre.Ju bëjë apel të gjithëve të vaksinoheni sa më parë që të mos përjetojmë skenare të rënda.Mos të jetë COVID-19 ai që na menaxhon jetën tonë, le të jemi ne ata që menaxhojmë situatën karshi këtij virusi që fatkeqësisht na ka marr shumë familjarë.