Fryma poetike e së dielës me poetin;-Asllan MIFTARI

DASHURI E HUMBUR
———————————-
Ku humbe…, – ku u trete dashuri
Sot o kurrë…, – bota ka nevojë për ty
Dashuri…, – kush të çoj në amshim ?
Tërë bota sot për ty është në pikëllim !
Dashuri kthehu, – eja dhe njëherë
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja, – eja mos u vono
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !
Dashuri zgjohu.., – ri-lind dhe njëherë
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon.., – ri-zgjim dashuri !
Dashuri, – për ty sot vuan dhe vendi im
Dhe zogjtë ikin e thonë.., – nuk ka më pas kthim
Dashuri eja.., – eja shpirti im
Eja dashuri e ngroh dhe mbi qiellin tim !
– Dashuri..!
– Bota kërkon…, – ri-zgjim nga ti
– Bota kërkon…, – shërim dhe qetësi
– Bota kërkon…, – paqe dhe liri
– Bota kërkon…, – shumë e shumë nga ti
– Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri
– Sot o kurrë…., – bota ka nevojë për ty !
– Eja dashuri…, – eja mos u vono..!!
/QendraPress/