Fryma poetike e së dielës me poetin;-Nexhbedin BASHA

O FLAMUR, O DRITË E PLAGË…

——————————————

O flamur, o shqipe zjarr,

je bërë dritë, dhimbje e plagë,

djepi i besës në këto toka,

kurorë e lirisë, nënë e babë.

Rrënjët e tua mbajnë erë gjaku,

në stuhi je prush e flakë,

nëpër gurë ke lënë historinë,

je një lule, erë zambak.

Në Krujë të ngriti Skënderbeu,

si simbol i besës e i lirisë,

në Vlorë Ismail Beu të lartësoi,

mbi tokën shqiptare o flamur i pavarësisë.

Në male u shkrua rruga e betimit,

në Kosovë cicërojnë zogjtë e paqes,

je kujtesë dhe dritë e shpirtit,

ende në erë ndihet baruti i thatë.

Je flamur që s’shuhesh kurrë,

diell e hënë për shqiptarinë,

flakadan që s’e fshin koha,

valëvit në erë krenarinë.

Kosova të bekon si vëlla,

në liri fluturon si shqiponjë,

rrënjët kërkojnë bashkim kombëtar,

kur flet dheu, dëgjojnë rrënjët.

/QendraPress/